top of page

Makro Trendet

Përballimi i Inflacionit

19 Tetor, 2021 
20 min lexim
Përderisa kompanitë përballen me rritjet e çmimeve të mallrave dhe pasigurinë e përhapur, disa taktika strategjike mund të bëjnë ndryshimin.
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram

Do të ishte një nënvlerësim të thuhet se Pandemia COVID-19 padyshim ka krijuar pasiguri të mëdha në ekonominë globale. Kombinimi i inflacionit në ngritje dhe i rritjes së pabarabartë ekonomike kanë shtypur momentumin e ekonomisë në përgjithësi. Ndonëse akoma ka dyshime të mëdha se si do të duket ekonomia pasi të dalë nga kjo periudhë e gjatë me përçarje të rënda, parashikimet janë gati në nivel alarmues.

Rreziqet afatshkurtëra të inflacionit po përkeqësohen edhe nga kërkueshmëria e akumuluar e konsumatorëve dhe mungesat e vazhdueshme të furnizimeve. Parashikimet janë korrigjuar për të përfshirë një një normë inflacioni të paraparë prej 3.7% në 2021 dhe 3.9% në 2022. Vlen të theksohet se këto shifra janë shumë përtej normave mesatare para Pandemisë COVID-19. 

Untitled spreadsheet - Sheetnew-02.png
CONSTELLATIONS (1)-01.png

Ballkani Perëndimor nuk përbën përjashtim nga trendi global inflacionist. Megjithatë, normat më të larta të rritjes së inflacionit të regjistruara në Ballkanin Perëndimor, si dhe mesatarja rajonale, bien fare pak nën vlerën mesatare globale. Rritja e inflacionit në rajon natyrisht është efekt anësor i rishpërndarjes së shpenzimeve të konsumatorëve, paqëndrueshmërisë së tregut të punës, dhe luhatjeve të inflacionit në tërë Evropën.

Untitled spreadsheet - Sheet1 (1)-01.png

Përderisa kompanitë përballen me rritjet e çmimeve të mallrave dhe pasigurinë e përhapur, disa taktika strategjike mund të bëjnë ndryshimin.

Kontrolli i Shpenzimeve

​

Kur drejtuesit e kompanive e gjejnë veten në situata të paqëndrueshme, ata shpesh marrin vendime të cilat mund të komprometojnë interesin afatgjatë të kompanisë. Dukshmëria dhe diferencimi i shpenzimeve është çelësi i shmangies së grackave të tilla. Gjatë periudhave inflacioniste, është e rëndësishme që kompanitë të kenë një pasqyrë të qartë të shpenzimeve të tyre dhe të kuptojnë ndikimin e plotë të shpenzimeve të tyre bazike. Kjo lloj transparence do t'u mundësojë drejtuesve të kompanive të bëjnë dallimin ndërmjet kostove strategjike dhe atyre jo-kritike.

Kursimi selektiv i kostove është një mjet esencial në udhëheqjen e një kompanie gjatë kohëve të pasigurta dhe një nxitës i fuqishëm i avantazhit konkurrues në termin afatgjatë. 

Bashkëpunimi Ndërfunksional

​

Një qasje tjetër për trajtimin e kostove joefikase përfshin rritjen e bashkëpunimit ndërfunksional. Drejtuesit e kompanive mund të zvogëlojnë kostot dhe njëkohësisht të rrisin efikasitetin operativ thjesht duke zbuluar mundësitë për lehtësimin e krijimit të sinergjive të reja brenda organizatës së tyre ekzistuese. Duke bërë këtë, ata mund të rrisin saktësinë në targetimin e nxitësve të shpenzimeve nëpër kategori të ndryshme dhe të izolojnë kostot e pajustifikueshme apo të shmangshme

Bashkëpunimi ndërfunksional është veçanërisht i dobishëm në kohë të përçarjes ekonomike, sepse i pozicionon kompanitë në pikë të volitshme për të eksploruar opsione dhe mundësi të reja, për të përditësuar strategjinë, dhe maksimizuar vlerën për aksionerët e tyre.

Automatizimi

​

Mungesa e fuqisë punëtore dhe ngritja e pagave e nxitur nga trazirat ekonomike mund të krijojnë tendosje në gjendjen financiare të një kompanie. Kjo është arsyeja pse kanosja e inflacionit po i shtyn udhëheqësit e industrive që të rishikojnë praktikat e tyre dhe të kërkojnë mënyra të reja për të përsosur të punuarit e tyre. Automatizimi po bëhet gjithnjë e më shumë rrufepritësi i preferuar i stuhisë ekonomike të shkaktuar nga kriza globale.

Transformimi digjital u ka mundësuar organizatave të stabilizojnë zinxhirët e furnizimit, të rrisin produktivitetin e fuqisë punëtore, të sigurojnë kursim të kostove, dhe të gjenerojnë kërkueshmëri. Megjithatë, në mënyrë që të kapin në tërësi benefitet e ofruara nga automatizimi dhe transformimi digjital, ekzekutimi praktik duhet të jetë i saktë. Një transformim i suksesshëm digjital kërkon si identifikimin e zgjidhjeve të duhura, po ashtu edhe orkestrimin e një implementimi efektiv.

Kompanitë të cilat e realizojnë transformimin digjital me sukses janë në gjendje të shfrytëzojnë teknologjinë për t’i rezistuar presionit inflacionist.

Kompanitë proaktive kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përballuar inflacionin dhe për të fuqizuar avantazhin e tyre konkurrues. Këto strategji u kanë mundësuar atyre të ndërtojnë operacione më të qëndrueshme dhe me kosto më efektive të cilat mund të përballojnë paqëndrueshmërinë e jashtëzakonshme. Taktika të tilla vendosin performuesit më të mirë në një pozicion të përshtatshëm për të kapërcyer konkurrentët e tyre më pasiv në mjedisin e pas-krizës. 

Mendimet Tona të Fundit

bottom of page