top of page

Epoka Përtej-Vërtetësisë (Post-Truth)

Faktet Kundër Trillimeve

10 Qershor, 2021
10 min lexim
Për të krijuar narrativa bindëse, udhëheqësve i’u duhet shumë më tepër sesa fuqia e së vërtetës.
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram

Fjala “përtej-vërtetësisë” (post-truth) është shndërruar në një nga nocionet që janë  përdorur më së shpeshti por janë definuar më së paku në kohën tonë. Nëse ‘post-truth’ është një risi si koncept apo një relikt i ngelur i së kaluarës, pak bien dakord. Shoqëria e epokës së përtej-vërtetësisë shquhet si një shoqëri në të cilën faktet objektive kanë shumë më pak ndikim në formësimin e opinionit publik sesa emocionet dhe besimet personale.

Në këtë shoqëri kryetema janë bërë lajmet e rreme, dezinformatat, mungesa e transparencës, dhe anësitë algoritmike. Përtej hiperbolizimit që shpesh asociohet me diskutime që kanë të bëjnë me tema të tilla, rreziku që paraqesin këto dukuri është mjaft real. Përdorimi taktikave të tilla manipuluese të post-vërtetësisë mund të krijojë valë mosbesimi të cilat vështirë mund të kontrollohen apo tërhiqen prapa. Për kompani, vetëm mbjellja e dyshimeve tek palët e interesuara - punëdhënësit, investitorët, rregullatorët dhe klientët - mjafton për të shkaktuar dëme të madha ndaj reputacionit të fituar me vështirësi. 

Lajmi i mirë është se të njëjtat metoda dhe teknologji, përdorimi i pakujdesshëm dhe jo etik i të cilave mund të sabotojë besimin, njëashtu mund të bëhen forcë për ndikim pozitiv. Megjithatë, teknologjia nuk do ta fitojë këtë luftë e vetme. Për të zotëruar ndërtimin e besueshmërisë në këtë epokë, kompanitë duhet të përdorin një kombinim mjetesh, taktikash, politikash dhe procesesh. 

Blue Dot beson se kombinimi i duhur i analitikës, njohurive në biznes dhe kreativitetit mund të tejkalojë çdo pengesë që lidhet me besimin. Ne mënjanojmë retë e konfuzionit përmes përdorimit të komunikimeve strategjike me influencë të lartë për të ndihmuar klientët tonë që të ndikojnë në opinionin publik dhe të krijojnë një lidhje domethënëse me audiencën në mbarë botën. 

Mendimet Tona të Fundit

bottom of page