top of page
Stock Market Graph

Praktikant/e i/e Konsulencës Biznesore

Praktikant/e i/e Konsulencës Biznesore

LOKACIONI

Prishtinë, Kosovë

KATEGORIA

Konsulencë

Biznesore

Si të Aplikoni

Dorëzoni CV-në tuaj

Merrni pjesë në intervistë

Filloni rrugëtimin tuaj me Blue Dot 

Si praktikant/e në Ekipin e Konsulencës së

Blue Dot ju do të:

  • Punoni në një ekip të rastit (case team) me konsulentë të tjerë, duke marrë përsipër një aspekt të veçantë të projektit.

​

  • Intervistoni klientët, konkurrentët, furnitorët dhe punonjësit e klientëve (punë e cila do të paraqesë bazën e rekomandimeve strategjike të ekipit të rastit).

​

  • Identifikoni burimet e informacionit, mblidhni dhe interpretoni të dhëna dhe realizoni analiza të cilat do të përkthehen në njohuri domethënëse.

​

  • Paraqisni gjetjet tuaja para anëtarëve të ekipit të rastit (case team) dhe palëve të interesuara të klientit.

Çfarë ju do të mësoni:

  • Kuptimin e problemeve komplekse biznesore nga këndvështrimeve të ndryshme.

​

  • Bashkëpunimin në projekte sfiduese me pjesëtarë të ekipit nga përvoja dhe disiplina të ndryshme.

​

  • Zhvillimin e aftësive dhe përvojave të reja që do të ju ndihmojnë në të ardhmen.

Kërkojmë dikë që ka:

  • Diplomë / Vijon studimet në Menaxhim Biznesi apo Administrim Biznesi.

Kualfikimet e Preferuara

  • Eksperiencë paraprake në konsulencë.

Kërkesa Shtesë

  • Udhëtimi është i domosdoshëm.

​

  • Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme.

Blue Dot përkushtohet që të ofrojë një ambient me respekt reciprok ku mundësitë e barabarta të punësimit janë të disponueshme për të gjithë aplikauesit dhe pjesëtarët e ekipit pa dallim race, ngjyre, feje, seksi, shtatzënie (përfshirë lehoni, gji dhënie dhe gjendje tjera të ndërlidhura mjekësore) origjine kombëtare, moshe, aftësive të kufizuara fizike apo mendore, statusi martesor, orientimi seksual, identiteti gjinor, shprehje gjinore, informacioni gjenetik (përfshirë karakteristikat dhe testimet), statusi ushtarak apo veteran, dhe çfarëdo karakteristike tjetër të mbrojtur nga ligji i aplikueshëm. 
Blue Dot beson se diversiteti dhe gjithë përfshirja në ekipin tonë është çelës i suksesit tonë si kompani, dhe ne synojmë të rekrutojmë, zhvillojmë dhe ruajmë personat më të talentuar nga një grup divers i kandidatëve.


bottom of page