top of page
1716277330-huge.jpg

Karriera me Blue Dot

MESAZH I RËNDËSISHËM

Ne jemi njoftuar për ekzistencën e faqeve të internetit mashtruese që kërkojnë punëkërkuesit të realizojnë pagesa për të mbuluar kostot e ndryshme që lidhen me aplikimin ose vendosjen e punësimit në Blue Dot. Asnjë nga këto oferta nuk është legjitime dhe nuk është në asnjë mënyrë e lidhur me Blue Dot. Procesi ynë legjitim i rekrutimit përshkruhet në këtë faqe.

Nëse aplikoni përmes kanaleve të duhura të Blue Dot, nuk do t'ju kërkohet kurrë ndonjë detaj karte krediti apo kryerja e ndonjë pagese.

PËRTEJ GUXIMIT

Blue Dot Consulting është një kompani konsulence me shërbime të plota, gjithpërfshirëse, ndër-industriale, dhe me një perspektivë globale.
Ne jemi shtëpi e një ekipi profesionistësh të klasit botëror, të cilët janë të përkushtuar ndaj ideve të guximshme dhe veprimeve kuptimplota.
Çelësi për ndërtimin e ekipeve tona të jashtëzakonshme është
diversiteti, përfshirja, dhe bashkëpunimi.  

BËHUNI KAMPION EKSELENCËS

Blue Dot përkushtohet për të ndihmuar klientët të eksplorojnë kufij të rinj dhe të hapin mundësi të reja. Çdo ditë, ne punojmë me partnerë të jashtëzakonshëm nga të gjitha industritë dhe në mbarë botën të cilët po formësojnë të ardhmen tonë.

Zgjidhja e problemeve më të mëdha të botës kërkon imagjinatë, pasion dhe profesionalizëm.

Nëse mund ta sfidoni veten që të bëheni të jashtëzakonshëm,

dhe ta ndani atë frymë me të tjerët, bashkohuni me ne!

EKSPLORO KARRIERËN NË BLUE DOT

UDHËTIMI JUAJ ME
BLUE DOT

Në Blue Dot do të sfidoheni në mënyra të ndryshme teksa ndihmoni në përballjen me sfidat e së ardhmes. Ju do t'i bashkoheni një ekipi njerëzish jashtëzakonisht të talentuar, ambiciozë dhe mbështetës, të cilët janë të përkushtuar për të lënë gjurmë në univers.

Blue Dot do të ofrojë një mjedis inkurajues dhe një mori mundësish të jashtëzakonshme.

Blue Dot përkushtohet që të ofrojë një ambient me respekt reciprok ku mundësitë e barabarta të punësimit janë të disponueshme për të gjithë aplikantët dhe pjesëtarët e ekipit pa dallim race, ngjyre, feje, seksi, shtatzënie (përfshirë lehoni, gji dhënie dhe gjendje tjera të ndërlidhura mjeksore) origjine kombëtare, moshe, aftësive të kufizuara fizike apo mendore, statusi martesorë, orientimi seksual, identiteti gjinor, shprehje gjinore, informacioni gjenetik (përfshirë karakteristikat dhe testimet), statusi ushtarak apo veteran, dhe çfarëdo karakteristike tjetër të mbrojtur nga ligji i aplikueshëm. Blue Dot beson se diversiteti dhe gjithë-përfshirja në ekipin tonë është çelës i suksesit tonë si kompani, dhe ne synojmë të rekrutojmë, zhvillojmë dhe ruajmë personat më të talentuar nga një grup divers i kandidatëve. 

bottom of page