top of page
BDC Job Postings-2.png

Konsulent/e i/e Asociuar

Konsulent/e i/e Asociuar

VENDNDODHJA

Prishtinë, Kosovë

LLOJI

Kohë e plotë

ose

Me kohë të pjesshme

KATEGORIA

Business 

Konsulencë

PËRFITIMET

Përfitimet e plota

Si të Aplikoni

Dorëzoni CV-në tuaj

Merrni pjesë në intervistë

Filloni rrugëtimin tuaj me Blue Dot 

Si një pjesëtar/e i/e lartë i/e Ekipit të Konsulencës Biznesore të Blue Dot ju do të:

  • Punoni në një ekip të rastit (case team) me konsulentë të tjerë.

​

  • Drejtoni një aspekt të veçantë të projektit

​

  • Merrni përgjegjësinë për identifikimin e burimeve të informacionit, mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave, ekzekutimin e analizave dhe prezantimin e gjetjeve tek pjesëtarët e ekipit të rastit dhe palët e interesuara të klientit.

​

  • Intervistoni klientët, konkurrentët, furnitorët dhe punonjësit e klientëve (punë e cila do të paraqesë bazën e rekomandimeve strategjike të ekipit të rastit).

​

  • Pas akumulimit të eksperiencës së duhur, mund të merrni përgjegjësinë për mbikëqyrjen e Konsulentëve të Asociuar më junior.

Ofrimi i mbështetjes për klientë dhe për zhvillimin e klientëve do të përfshijë:

  • Asistimin e konsulentëve të lartë/senior me njohuri të tregut dhe të dhëna/informacione të tjera për të përgatitur propozime konsulence.

​

  • Identifikimin dhe mbledhjen e të dhënave/informacioneve të mjedisit të biznesit dhe tregut të klientit.

​

  • Përpunimin e të dhënave/informacioneve, realizimin e analizave dhe përgatitjen e raporteve të gjetjeve.

​​

  • Koordinimin me klientin dhe konsulentët e lartë për të implementuar zgjidhjet e rekomanduara.

​​

  • Mbështetjen e klientit në zbatimin e zgjidhjeve të rekomanduara.

​

  • Vizitimin dhe punën në vendndodhjen e klientit siç dhe kur kërkohet për punë në lidhje me projektin.

​

  • Menaxhimin e të gjithë punës së projektit dhe përmbajtjes së afateve.

​

  • Marrjen e shënimeve të takimeve ndërmjet konsulentëve të lartë/senior dhe klientit

​​​

  • Asistimin e pjesëtarëve të lartë në punë të tjera administrative dhe operative për projekte të konsulencës.

Kërkojmë dikë që ka:

  • Diplomë në Menaxhment Biznesi ose Administrim Biznesi

Kualifikimet e preferuara:

  • Eksperiencë paraprake në konsulencë.

Kërkesa Shtesë

  • Udhëtimi është i domosdoshëm.

​

  • Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme.

Blue Dot përkushtohet që të ofrojë një ambient me respekt reciprok ku mundësitë e barabarta të punësimit janë të disponueshme për të gjithë aplikuesit dhe pjesëtarët e ekipit pa dallim race, ngjyre, feje, seksi, shtatzënie (përfshirë lehoni, gji dhënie dhe gjendje tjera të ndërlidhura mjekësore) origjine kombëtare, moshe, aftësive të kufizuara fizike apo mendore, statusi martesor, orientimi seksual, identiteti gjinor, shprehje gjinore, informacioni gjenetik (përfshirë karakteristikat dhe testimet), statusi ushtarak apo veteran, dhe çfarëdo karakteristike tjetër të mbrojtur nga ligji i aplikueshëm. 
Blue Dot beson se diversiteti dhe gjithë përfshirja në ekipin tonë është çelës i suksesit tonë si kompani dhe ne synojmë të rekrutojmë, zhvillojmë dhe ruajmë personat më të talentuar nga një grup divers i kandidatëve. 

bottom of page