top of page
shutterstock_689390647.jpg

Zyrtar/e Ekzekutiv/e Ligjor/e

Zyrtar/e Ekzekutiv/e Ligjor/e

VENDNDODHJA

Prishtinë, Kosovë

LLOJI

Kohë e plotë

KATEGORIA

Ligjore

PËRFITIMET

Përfitimet e plota

LOKACIONI

Prishtinë, Kosovë

LLOJI

Orar i Plotë

KATEGORIA

Ligjore

PËRFITIMET

Të Plota

Si të Aplikoni

Dorëzoni CV-në tuaj

Merrni pjesë në Intervistë

Filloni rrugëtimin tuaj me Blue Dot

Si një pjesëtar/e i/e lartë i/e Ekipit Ligjor të Blue Dot në rritje e sipër ju do të:

  • Ofroni konsulencë dhe menaxhim të përgjithshëm për një spektër të plotë çështjesh ligjore, të cilat mund të përfshijnë pronësinë intelektuale, mbrojtjen e të dhënave, burimet njerëzore, çështjet e punësimit, pajtueshmërinë me rregullore ndërkombëtare dhe çështjet e konfliktit të interesit.

​​

  • Punoni me ekipin shumë disiplinor të konsulencës për zhvillim strategjik të Blue Dot për të ndihmuar klientët që të ndërtojnë biznese të shkathëta dhe të qëndrueshme.

​​

  • Hartoni, rishikoni dhe negocioni një gamë të gjerë marrëveshjesh komplekse tregtare, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, marrëveshje globale të shërbimeve, marrëveshje tjera të klientëve dhe shitësve, marrëveshje të licencimit, marrëveshje të nënkontraktimit dhe partneritetit, marrëveshje të moszbulimit, çështje të transaksioneve teknologjike dhe marrëveshje të çmimeve të ndryshueshme.

​​

  • Përsosni dhe mbështesni standardet e kontraktimit dhe menaxhimit të riskut të Blue Dot.

​​

  • Asistoni në rivlerësime të targetuara të riskut operacional të cilat fokusohen në procese globale ose rajonale.

​​

  • Veproni si ndërlidhës risku në lidhje me funksionet globale të klientëve, duke ofruar mbështetje dhe edukim për çështje të rëndësishme të riskut.

​​

  • Siguroni pajtueshmëri me ligjet e privatësisë duke përfshirë Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), si dhe rregullore tjera ndërkombëtare për sigurinë e të dhënave.

​​

  • Bëheni partner i ekipit të Analitikës së Avancuar të Blue Dot për të mbështetur bizneset në trajtimin e çështjeve ligjore me fokus në licencim dhe tema të pronësisë intelektuale, tema për çështje digjitale dhe të teknologjisë, mbrojtjes së të dhënave, ligjeve të konkurrencës, rregulloreve tregtare, konfliktit të interesit dhe çështjeve të tjera jo-tregtare. 

​​

  • Bashkëpunoni me Konstalacionin e Partnerëve Strategjik të Blue Dot (Blue Dot Constellations) që të lanconi iniciativa për harmonizimin e praktikave dhe standardeve ligjore.

Ofrimi i mbështetjes për klientë dhe për zhvillimin e klientëve do të përfshijë:

  • Shenjëzimin dhe hartimin e dokumenteve të personalizuara ligjore.

​​

  • Parashikimin e risqeve dhe problemeve të mundshme ligjore, si dhe sugjerimin e zgjidhjeve dhe alternativave.

​​

  • Kontribuimin në konsolidimin dhe përhapjen e një filozofie juridike gjithëpërfshirëse.

​​

  • Kryerjen e testimeve dhe shpjegimeve të ecurisë së proceseve, hartimin e planeve të veprimit, dhe mbikëqyrjen e përpjekjeve të implementimit.

Ne po kërkojmë dikë që ka:

  • Diplomë në lëminë e Drejtësisë nga një shkollë e akredituar juridike dhe e lincencuar për të ushtruar profesion ligjor.

Kualifikimet e Preferuara


  • Eksperiencë në të drejtën e korporatave, kontraktimeve tregtare, në Shkrirje dhe Përvetësime (M&A), kapital sipërmarrës dhe ligjiet e falimentimit.

​​

  • Eksperiencë në ligjin e pronësisë intelektuale (IP), mbrojtjen e të dhënave dhe politikave të privatësisë.

​​

  • Eksperiencë në procese gjyqësore, arbitrazh dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

​​

  • Eksperiencë me ekspozimin ndërkombëtar duke përfshirë, BE-në, SHBA-në, ligjet e mbrojtjes së konkurrencës dhe anti-trust.

​​

  • Eksperiencë pune në një praktikë ligjore me reputacion të mirë.

​​

  • Eksperiencë në pajtueshmëri ose disiplina të tjera të menaxhimit të riskut si auditimi ligjor, ekzaminimi i mashtrimeve, kontrolli i cilësisë apo analiza e riskut.

​​

  • Eksperiencë në një mjedis pune ndërkombëtar.

Kërkesa Shtesë

  • Udhëtimi është i domosdoshëm.

​

  • Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme.

Blue Dot përkushtohet që të ofrojë një ambient me respekt reciprok ku mundësitë e barabarta të punësimit janë të disponueshme për të gjithë aplikantët dhe pjesëtarët e ekipit pa dallim race, ngjyre, feje, seksi, shtatzënie (përfshirë lehoni, gji dhënie dhe gjendje tjera të ndërlidhura mjekësore) origjine kombëtare, moshe, aftësive të kufizuara fizike apo mendore, statusi martesor, orientimi seksual, identiteti gjinor, shprehje gjinore, informacioni gjenetik (përfshirë karakteristikat dhe testimet), statusi ushta`rak apo veteran, dhe çfarëdo karakteristike tjetër të mbrojtur nga ligji i aplikueshëm. 
Blue Dot beson se diversiteti dhe gjithëpërfshirja në ekipin tonë është çelës i suksesit tonë si kompani, dhe ne synojmë të rekrutojmë, zhvillojmë dhe ruajmë personat më të talentuar nga një grup divers i kandidatëve. 

bottom of page