top of page

Covid-19

Vitaliteti i Korporatave në Epokën e COVID-19

  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
22 Maj 2021   
20 min lexim

E kaluara është prolog - ashtu si krizat tjera të së kaluarës, edhe kjo e tanishmja do të favorizojë ata të cilët me guxim adaptojnë dhe zgjerojnë filozofinë dhe operacionet e biznesit të tyre. 

Pandemia COVID-19 ka shkaktuar përçarje masive nëpër tërë spektrin e aktivitetit njerëzor rreth e qark globit. Përtej ndikimit të menjëhershëm në shëndetin publik, pandemia ka ri-shkartisur ekonomitë dhe shoqëritë. Këto ndryshime kanë nxitur shfaqjen e disa megatendencave duke përfshirë pabarazi më të thellë, qeveri më të mëdha, aranzhime të punës në distancë deglobalizimin, dhe përqendrim të fuqisë së tregut nga gjigantët e teknologjisë. 

Miratimi dhe shpërndarja e vaksinave kundër COVID-19 kanë ndriçuar perspektivën, si për shëndetin publik, ashtu edhe për ekonominë. Rrjedhimisht, ekonomia globale pritet të vazhdojë rimëkëmbjen përgjatë vitit të ardhshëm. Në një pikë kritike si kjo, është e rëndësishme të kuptojmë se në vend se të kërkojmë një kthim në shprehitë e vjetra, ne duhet të përqafojmë përparimin, tashmë në shpalosje e sipër, drejt një realiteti të ri.

Green Navy Triangular Fishbone Diagram Chart (1).png
2.png

Pandemia COVID-19 ka vendosur pabarazitë socio-ekonomike në fokus të theksuar. Për më tepër, i ka dhënë vëmendje më të gjerë pabarazive të ngërthyera në fusha që fillojnë nga kujdesi shëndetësor dhe arsimi, e deri tek punësimi dhe teknologjia. Këto dallime ndjehen përgjatë linjave të ndryshme, duke përfshirë nivelet e të ardhurave dhe përkatësitë etnike. Gjersa pandemia dhe reagimi ndaj saj mund të kenë përkeqësuar pabarazitë ekzistuese sistematike, ato gjithashtu kanë rritur ndërgjegjësimin për nevojën për t’i trajtuar pabarazitë e tilla.

3.png

Gjatë pandemisë, qeveritë kanë rritur shpenzimet e tyre deri në nivele të papreçendentë. Në VF2020, qeveritë e G20 bënë zotime të barasvlefshme me trefishin e shumës së alokuar në periudhën pas krizës financiare të 2008-ës. Përderisa shumica e këtyre fondeve i janë dedikuar masave emergjente, një pjesë e tyre është zotuar për shpenzime stimuluese për përpjekjet e rihapjes.

Në disa raste, qeveritë kanë zgjedhur që këtyre premtimeve t’ua bashkangjesin disa kushte. BE-ja ka vendosur të shpenzojë 20% të stimulit të saj fiskal për përshpejtimin e tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër. Nga ana tjetër, administrata amerikane ka zgjedhur të mbështesë bizneset e vogla dhe është përqendruar në forcimin e diversitetit dhe drejtësisë sociale.

4.png

Ky megatrend mund t'i ketë paraprirë Pandemisë COVID-19, por sigurisht që ka arritur pikën kulmore gjatë periudhës së karantinimit. Nga BREXIT, e deri te lufta tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, nivelet e larta të pasigurisë dhe zbehja e ndikimit të Organizatës Botërore të Tregtisë (WTO) kanë shtyrë përhapjen e intervenimeve kufizuese dhe izoluese tregtare. Këto dinamika luhatëse kanë detyruar bizneset që të rivlerësojnë pozicionin e tyre në zinxhirët global të vlerës.

5.png

Karantinimet e zgjatura kanë nxitur zgjerimin e ekonomisë digjitale. Teknologjia ka lehtësuar migrimin e konsumit dhe jetës sociale në sferën virtuale. Duke vepruar kështu, teknologjia ka shërbyer si një litar shpëtimi për shumë njerëz. Për më tepër, ky tranzicion ka ofruar një mundësi për bizneset e shkathëta që të fitojnë një avantazh konkurrues. Për këto biznese, vështirësitë e konsideratave strategjike pas-Covid-it po përkeqësohen pikërisht nga kërcënimi i ndarjes së këtyre hapësirave digjitale të cilat po bëhen gjithnjë e më kritike.

Mendimet Tona të Fundit

bottom of page