top of page

Agjentët e Ndryshimit

Gratë e Fuqizuara

20 Maj, 2021
20 min lexim
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram

Përpjekjet për diversitet, barazi, dhe përfshirje (DEI) ndihmojnë për t’u siguruar që punonjësit e të gjitha gjinive, racave, dhe prejardhjeve kanë qasje në mundësi të barabarta. Megjithatë, strategjitë e DEI-së të së kaluarës sot janë thjeshtë të pamjaftueshme. Për të ndërtuar një fuqi punëtore të përgatitur për të ardhmen, kompanitë duhet të përfshijnë DEI në çdo fazë të ciklit jetësor të punësimit. Nga rekrutimi, përgjatë rrugëtimit profesional dhe deri tek avancimi, bizneset duhet të fokusohen në rritjen e diversitetit në përfaqësim, sigurimin e barazisë në procese dhe thellimin e gjithëpërfshirjes në kulturën e tyre.

TË GJITHË
PËRFITOJNË

Mjediset gjithëpërfshirëse dhe me diversitet nuk i sjellin dobi vetëm punonjësve. Kompanitë që angazhohen për DEI vazhdimisht mbiperformojnë homologët e tyre në një sërë treguesish të rëndësishëm. DEI i bënë kompanitë partnerë më të mirë për klientët e tyre, punëdhënës më të mirë për stafin e tyre dhe më gjerësisht, qytetarët më të mirë si korporatë. Punonjësit në të gjitha gradat duhet të kuptojnë kontributet e tyre në kontekstin e një qëllimi më të madh. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në realizimin e misionit dhe vizionit të kompanisë. 

Kur punonjësit ndjejnë se kanë mundësi të barabarta për avancim dhe janë në mendimit se sistemi është i drejtë, ata janë më të lumtur me karrierën e tyre, planifikojnë të qëndrojnë më gjatë në kompani dhe ka më shumë gjasa ta rekomandojnë kompaninë si një vend i dëshirueshëm për të punuar. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të theksohet eksperienca e grave në vendin e punës. Sipas hulumtimeve tona, 1 në 4 gra mendojnë se gjinia e tyre ka luajtur rol në humbjen e një rritjeje page, ngritjeje në pozitë, apo mundësie për t’u avancuar. 

grate-01.jpg

Përvojat e grave nuk janë universale. Ato shpesh formësohen nga aspekte të ndryshme të identitetit të tyre. Paragjykimi ndër-tipar ndikon në përvojat e përditshme të punës së grave dhe aftësisë për t’u avancuar në karrierën e tyre. Gjatë pesë viteve të fundit, numri i grave në lidershipin e lartë është rritur. Megjithatë, gratë vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në çdo nivel. 

Gratë kanë më pak gjasa të punësohen ose të ngriten në pozita menaxheriale. Për çdo 100 burra të ngritur në pozitë apo të punësuar si menaxherë, vetëm 72 gra punësohen dhe ngritën në pozitë të tillë. Burrat mbajnë 62% të pozitave të nivelit menaxherial, ndërsa gratë vetëm 38%. Numri i grave zvogëlohet në çdo nivel pasues. Vetëm një e treta e kompanive vendosin objektiva të përfaqësimit gjinor për rolet e menaxherëve të nivelit të parë, krahasuar me 41% për nivelet e larta të menaxhmentit.

Green Navy Triangular Fishbone Diagram Chart (2).png

Në Blue Dot, ne punojmë ngushtë me ekipin tuaj drejtues për t’ju ndihmuar të formoni kushtet për ndryshim. Ne i’u ndihmojmë të modeloni aspiratat tuaja, të krijoni një udhërrëfyes për transformimin e DEI-së dhe ju mbështesim në implementimin e reformave. Përfshirja e DEI-së në qendër të veprimtarisë suaj do ta rigjallëroj biznesin tuaj duke përforcuar statusin tuaj si një lider i performancës dhe kampion i ndryshimit.  

Bizneset do të përparojnë vërtetë, vetëm nëse çdo punonjës është duke përparuar.

Mendimet Tona të Fundit

bottom of page