top of page

Krizë Globale

Udhërrëfyesi i Qëndrueshmërisë

30 Mars, 2022
20 min lexim
Një muaj pas sulmit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, një botë e goditur nga tmerri po vëzhgon situatën teksa kriza humanitare vazhdon të përshkallëzohet. 
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram

Mijëra njerëz janë vrarë, miliona refugjatë janë zhvendosur dhe qytete të tëra janë shkatërruar. Në këtë fazë, mbetet akoma e paqartë se sa do të zgjasë konflikti apo se si do të zhvillohet. Megjithatë, është e qartë se pasojat do të jenë të gjera dhe të rënda.

Lufta ka krijuar pasiguri të jashtëzakonshme në mjedisin e biznesit anë e kënd globit. Një ekonomi globale tashmë e brishtë, që po lufton me inflacion të lartë dhe lodhje të ngelur nga pandemia COVID-19, është goditur rëndë nga trazirat e reja. Pas muajsh inflacioni të zgjatur, perspektiva e rritjes së mëtutjeshme të çmimeve në mallrat esenciale është po ashtu jashtëzakonisht shqetësuese.

The Resilience Playbook-02.png

Ndonëse palët e përfshira drejtpërdrejt në këtë konflikt mund të mos përfaqësojnë tregjet kryesore përfundimtare globale, ato janë burime të rëndësishme të furnizimit për mallra strategjike globale, duke përfshirë naftën dhe gazin natyror, mineralet dhe metalet, si dhe disa produkte të rëndësishme bujqësore. Rrjedhimisht, ndikimi ekonomik i krizës së energjisë dhe ushqimit të katalizuar nga konflikti i tmerrshëm ndërmjet dy vendeve tashmë po prek shtetet në Evropë dhe më gjerë. 

Udhërrëfyesi i Qëndrueshmërisë-16.png

Në përgjigje ndaj sulmit të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia, Perëndimi është bashkuar me shpejtësi mahnitëse për të formuar një koalicion të paprecedentë dhe për të implementuar pakon më gjithëpërfshirëse të sanksioneve në epokën e pasluftërave botërore. Ashpërsia e këtyre sanksioneve e ka gjymtuar rublën ruse dhe ka shkaktuar shok nëpër tregjet globale. Përveç sanksioneve të sponsorizuara në nivel shtetëror, disa kompani kanë ndërmarrë masa në bazë vullnetare dhe kanë vendosur me vetëdëshirë që t’i pezullojnë operimet në Rusi.

Zhvillime të tilla në kontekstin e një ekonomie globale shumë të ndërvarur ka të ngjarë të përkeqësojnë tendosjen ekzistuese financiare duke bërë që inflacioni të rritet në masa edhe më të mëdha. Prandaj, parashikuesit e janë mobilizuar për të menaxhuar pritjet duke i zbritur përgjithësisht parashikimet e rritjes. Megjithatë, vlen të theksohet se, për shkak të shkallës së lartë të paqëndrueshmërisë së involvuar në këto analiza, brenda tyre janë përfshirë edhe disa paralajmërime të rëndësishme.

Udhërrëfyesi i Qëndrueshmërisë-05.png

Për shkak të pozitës së saj gjeografike, lufta në Ukrainë paraqet implikime ekzistenciale për Evropën Lindore dhe në veçanti për Ballkanin Perëndimor. Faktorët gjeopolitikë dhe makroekonomikë e bëjnë këtë rajon shumë të ndjeshëm ndaj efekteve të përhapura nga konflikti në zhvillim. Deri tani, shumica e vendeve nga rajoni kanë treguar solidaritet të shquar me Ukrainën dhe vendosmëri në dënimin e agresionit të pajustifikueshëm të Rusisë.

CONSTELLATIONS (1)-01.png

Së bashku me përçarjet e fundit ekonomike, kërcënimi ndaj sigurisë së rajonit i paraqitur nga konflikti ushtarak në afërsi të tij ka prodhuar disa efekte negative asimetrike. Për shkak të cënueshmërisë ekzistuese të rajonit, një realitet i ri është shfaqur me shpejtësi nëpër të gjithë sektorët e tij ekonomik, duke përfshirë energjinë, mallrat dhe çmimet e ushqimeve.

Udhërrëfyesi i Qëndrueshmërisë-07.png
Udhërrëfyesi i Qëndrueshmërisë-09.png

Efektet e përbashkëta të rolit financiar të Rusisë në rajon dhe gatishmërisë së saj për të kundërshtuar haptazi pozicionet e BE-së dhe SHBA-së në lidhje me Ballkanin Perëndimor ngrenë shqetësime se tensionet e rritura do të nxisin grindje. Prandaj, sado i kufizuar që mund të duket, pushtimi i Ukrainës padyshim i ka dhënë një goditje stabilitetit të rajonit dhe ka dobësuar momentumin për integrim të mëtejshëm evropian

Shqetësimet rreth kapacitetit të Ballkanit Perëndimor për të akomoduar fluksin e refugjatëve në ardhje nga Ukraina janë po ashtu në rritje. Përderisa nuk ka prova të mjaftueshme për të sugjeruar se qytetarët e zhvendosur ukrainas e shohin Ballkanin si një rajon potencial për vendosje të përhershme, për dallim nga përdorimi si një strehë e përkohshme, përgatitjet për cilindo rast janë të nevojshme.

Ndryshe nga përshtypjet e përhapura, ndikimi ekonomik i Rusisë në Ballkanin Perëndimor nuk është masiv. Në fakt, prania e Rusisë është eklipsuar nga ajo e shteteve të BE-së, të cilat përfaqësojnë investitorët dhe partnerët tregtarë mbizotërues të rajonit. Megjithatë, Rusia mbetet një lojtar kyç në raport me disa sektorë të caktuar strategjik.

Ballkani Perëndimor mund të ketë pasur një rimëkëmbje ekonomike më të shpejtë se sa pritej pas pandemisë Covid-19. Megjithatë, efektet zingjirore të  konfliktit në Ukrainë kanë konfuzuar udhëheqësit e sektorit privat në rajon. Duke pasur parasysh gjasat reale të destabilizimit të mëtejshëm, kompanitë po bëhen gjithnjë e më të bindura që të reagojnë ndaj rrethanave në ndryshim dhe të ri-pozicionohen në pritje të përçarjeve të mundshme në të ardhmen.

Udhërrëfyesi i Qëndrueshmërisë-17.png

Gjatë viteve të fundit, bizneset, pa dallim, janë përballur me rritje të paqëndrueshmërisë strukturore në tregjet globale, gjë që ka prodhuar kriza të njëpasnjëshme. Megjithatë, shkalla e ekspozimit të një organizate mbetet funksion i gjurmës gjeografike, spektrit të operimeve, dhe karakteristikave specifike të industrive të caktuara.

Me kohë, disa kompani kanë fituar reflekse më të mprehta dhe janë bërë të afta që të mobilizojnë reagimet e tyre ndaj goditjeve të pandërprera me një ritëm të përshpejtuar. Si rezultat, shumë organizata i janë përgjigjur në mënyrë efektive trazirave të fundit në Ukrainë përmes kundërvënies ndaj efekteve afatshkurtëra, duke filluar nga mbrojtja e jetës së njerëzve të tyre.

Është  prioritet i një rëndësie të madhe për bizneset që të hartojnë strategji të përshtatshme dhe të përcaktojnë si veprimet proaktive, ashtu edhe ato reaktive që duhen ndërmarrë kundrejt skenarëve të ndryshëm. Strategjitë e integruara dhe gjithëpërfshirëse do t'u mundësojnë organizatave jo vetëm të kapërcejnë krizat e ardhshme, por edhe të bëhen më të qëndrueshme dhe efikase me kalimin e kohës. Ne rekomandojmë të filloni duke i’u përmbajtur parimeve të mëposhtme:

Udhërrëfyesi i Qëndrueshmërisë-10.png

Vlerësoni Shkallën e Ekspozimit

Kompanive shpesh u mungon dukshmëria e mjaftueshme e shkallës së tyre të ekspozimit. Identifikimi i dobësive indirekte është hapi i parë në optimizimin e pozitës së një organizate në mjedisin global të biznesit. Kur vlerësojnë ekspozimin, kompanitë duhet të shmangin fokusin e tepërt në faktorët gjeopolitikë dhe të kenë parasysh se ndodhitë janë shumëdimensionale. 

​

Ribalanconi Operacionet

Kompanitë duhet të vlerësojnë mënyrat e ndryshme se si biznesi i tyre do të reagonte ndaj skenarëve të mundshëm, dhe të përshtatin operacionet e tyre për të ribalancuar ekspozimet

 

Ndërtoni Sisteme të Shkathëta

Kompanitë duhet të llogarisin mundësinë e gabimit. Pavarësisht saktësisë me të cilën realizohen parashikimet, organizatat mbeten gjithmonë të ekspozuara ndaj eventualiteteve të paparashikuara. Duke ndërtuar sisteme të shkathëta, kompanitë mund të sigurohen që janë në gjendje ta mbajnë ritmin e ndryshimit të rrethanave.

​

Monitoroni Zhvillimet & Përditësoni Skenarët

Kompanitë duhet të jenë vigjilente ndaj ndryshimit të kufjve të industrisë dhe ngecjeve të paparashikueshme. Aftësia për t’u përshtatur dhe për të qenë të suksesshëm në një klimë të caktuar biznesi varet nga gatishmëria për të përditësuar strategjinë kur bëhen të disponueshme informacione të reja.

Lufta në Ukrainë është një tragjedi që tashmë ka shkaktuar vuajtje të papërshkrueshme. Drejtuesit e biznesit duhet të kenë parasysh se ndryshimet themelore të nxitura nga ky konflikt do të formësojnë të ardhmen e ekonomisë globale përtej krizës së menjëhershme. Sfidat e së ardhmes do të jenë të ndryshme, siç do të jenë edhe aftësitë e nevojshme për t’iu përgjigjur këtyre sfidave në mënyrë efektive.

Mendimet Tona të Fundit

bottom of page