top of page

Qëndrueshmëria dhe Digjitalizimi

Dyshja Dinamike

25 Maj, 2021
10 min lexim
Drejtuesit e korporatave gjithnjë e më shumë po adoptojnë ambicie të guximshme për të formësuar një të ardhme më të mirë.
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram

Digjitalizimi dhe qëndrueshmëria janë dy shtyllat e ekonomisë të së ardhmes. Jetëgjatësia e bizneseve të sotme do të përcaktohet nga shkathtësia për të transformuar teknologjinë e tyre dhe për të integruar standarde të qëndrueshme. Rëndësia e këtyre adaptimeve tashmë po reflektohet në ndryshimin e zakoneve të blerjes.

Consumers are increasingly adjusting their preferences to influence their communities and environment through every purposeful purchase. While price and quality continue to remain dominant motivations in consumer choice, their significance has lessened. As a result, today’s consumers will abandon brands that don’t support their new values—and pay more for those that do.

Konsumatorët në masë në rritje po përshtasin preferencat e tyre për të ndikuar në komunitetet dhe mjediset e tyre përmes çdo blerjeje kumptimplotë. Përderisa çmimi dhe cilësia vazhdojnë të mbesin motive dominuese në përzgjedhjet e konsumatorëve, rëndësia e tyre është zvogëluar. Si rezultat, kosnumatorët e sotëm po heqin dorë nga markat që nuk i mbështesin më vlerat e tyre të reja - dhe po paguajnë më shumë për markat që i mbështesin ato.  

Pritshmëritë janë që kompanitë të tejkalojnë përgjegjësinë sociale të korporatave dhe vërtetë të integrojnë qëndrueshmërinë si një vlerë thelbësore. Një përpjekje e tillë kërkon transformim të gjithanshëm, duke përfshirë çështjet mjedisore, sociale, dhe qeverisëse. Blue Dot është gati të ofroj ekspertizën e saj të thellë në ndihmë të klientëve për çdo shtresë të këtij procesi shumëdimensional. Ne e shohim qëndrueshmërinë si çelës për hapjen e niveleve të reja të produktivitetit dhe rritjes. 

Transformimi digjital, nëse ekzekutohet siç duhet, kërkon një ri-imagjinim gjithëpërfshirës të modeleve të operimit. Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë në një mënyrë radikale dhe me një ritëm të përshpejtuar. Çdo ditë,  inteligjenca artificiale (AI) po i bën detyrat njerëzore më pak transaksionale dhe më shumë kreative. Për të kapur mundësitë që po shpalosen përgjatë këtij transformimi global, kompanitë duhet të ridefinojnë rrënjësisht modelet operative, rrjedhojën e proceseve të tyre nga fillimi deri në fund, si dhe zinxhirët e vlerës.

Kompanitë tani po konkurrojnë me arkitekturën e tyre teknologjike. Strategjitë e biznesit dhe ato të teknologjisë janë bërë të pandashme. Ata që fitojnë përparësi në teknologji do të jenë liderët e së ardhmës. Blue Dot i’u udhëzon juve nëpër labirintin e shkencës të së dhënave, automatizimit inteligjent, prototipizimit, marketingut digjital, teknologjisë së ndërmarrjeve dhe diciplinave të ngjashme, duke i’u mundësuar që të keni një qasje me prioritizim digjital në çdo angazhim tuajin. 

Mendimet Tona të Fundit

bottom of page