top of page

Makro Trendet
 

Zotërimi i Taksës së Re të Karbonit nga BE

4 Nëntor, 2021 
15 min lexim
Ardhja e shumëpritur e Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit padyshim që do të ketë pasoja nëpër shumë shtete dhe do të çekuilibroj balancin konkurrues ndërmjet industrive.
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram

Bashkimi Evropian së fundmi ka shpallur një plan gjithëpërfshirës për të shtuar përpjekjet për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Ky plan përfshin miratimin e një Mekanizmi të Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM), i njohur më gjerësisht si taksa kufitare e karbonit. Vetë masa është diskutuar pafundësisht nga ekspertët dhe është druajtur nga qeveritë që shqetësohen për kundër plasjeve potenciale që mund të provokojë.

Shumë shtete tashmë kanë politika të rregullimit të çmimit të karbonit të përfshira në kornizat e tyre rregullatore, zakonisht në formë të taksave mbi emetimet ose sistemet "cap and trade". Banka Botërore aktualisht numëron 64 iniciativa të këtij lloji të cilat janë të pranishme në 45 shtete. Megjithatë, BE-ja tani po bën një hap më tutje duke zgjeruar skemën e saj të çmimeve të karbonit në sektorë të rinj dhe duke vendosur një taksë karboni mbi mallrat e importuara.

CARBON TAX-36.png

CBAM-i i propozuar synon të barazvlerësojë çmimet e karbonit për prodhuesit vendor dhe të huaj të cilët operojnë në zonën më të madhe me një treg të vetëm në botë. BE-ja pretendon se kjo masë do të ndihmojë në zbutjen e “rrjedhjes së karbonit” duke nivelizuar terrenin për bizneset nga BE dhe ato jashtë saj. Taksa do të krijonte një incentivë për prodhuesit anë e kënd botës që të reduktojnë emisionet e karbonit, si dhe një nxitje për shtetet që të adoptojnë politika më ambicioze lidhur me ndryshimet klimatike.

Procesi i implementimit do të ketë disa faza që do të kalojnë mjaft shpejt. Importuesit do të fillojnë të përballen me detyrime të konsiderueshme administrative që nga Janari i 2023-ës, dhe atyre menjëherë do t'u kërkohet të zhvillojnë mekanizma për të vlerësuar, verifikuar, dhe raportuar emetimet e tyre. Megjithatë, efekti i plotë financiar i taksës do të ndjehet në Janar të 2026-ës, në të cilën pikë të gjithë prodhuesve do t'u kërkohet të blejnë lejet adekuate dhe të paguajnë kostot e karbonit të produkteve ose materialeve të tyre

Ardhja e shumëpritur e Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit padyshim që do të ketë pasoja nëpër shumë shtete dhe do të çekuilibroj balancin konkurrues ndërmjet industrive. Sipas politikës së re, një taksë do të vendoset për çdo ton metrikë CO2 që sillet në BE. Detyrimi tatimor për importuesit do të varet nga përqëndrimi i karbonit në produkt dhe norma tatimore për ton metrikë. Si i tillë, CBAM pritet të zvogëlojë atraktivitetin e “ofshoring” si një instrument për anashkalimin e kostove klimatike të BE-së.

CONSTELLATIONS (2).png

Bashkimi Evropian dominon në marrëdhëniet tregtare me Ballkanin Perëndimor. Është partneri më i afërt tregtar i rajonit, përgjegjës për 70% të të gjithë tregtisë. Andaj, CBAM së shpejti do të bëhet një çështje kyçe e konkurrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor. Ndikimi i taksës natyrisht që do të ndihet më fuqishëm në ekonomitë ku emetimet janë rritur pas prezentimit të skemës vendore të BE-së për rregullimin e çmimit të karbonit, përkatësisht në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Duke implementuar CBAM, BE-ja po u dërgon një sinjal të qartë partnerëve të saj tregtarë për rëndësinë e politikave të gjelbra. Ballkani Perëndimor ka një hapësirë të ngushtë kohore për t'u përgatitur për taksën e re dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me vendimmarrësit e BE-së për të ndihmuar në formësimin e të ardhmes së politikës klimatike.

Edhe pse detajet e propozimit do t’i nënshtrohen negociatave me Parlamentin Evropian dhe 27 shteteve anëtare në muajt e ardhshëm, tashmë ka një konsensus të gjerë politik dhe qartësi mbi qëllimin e bllokut. Indikacionet sugjerojnë se, posa të vendoset taksa, importuesit do të ngarkohen me një tarifë të paraparë prej 75€ për ton metrikë të emetimeve të CO2.

Ndikimi fillestar më i rëndësishëm do të jetë në çmimin e materialeve të prodhuara me përdorim të lartë karboni si çeliku, çimentoja, alumini, kimikatet, dhe energjia elektrike. Ky efekt parashihet të përforcohet në vitet në vijim teksa norma e taksave do të rritet dhe më shumë produkte do të hyjnë në kuadër të fushëveprimit të tij.

CEO-të duhet të pajtohen me faktin se CBAM-i i ri do të ndryshojë shpejt dinamikat konkurruese nëpër industri dhe zinxhirë të vlerës, dhe të shfrytëzojë momentin për të rritur hisen e tregut, për të gjetur efikasitete të reja të kostove, dhe për të rritur përcaktimin e vlerësimet e bizneseve të tyre. Kompanitë duhet të jenë proaktive në bashkërendimin e tyre krahas rregulloreve të reja që të arrijnë sukses në ambientin e ri.

CARBON TAX-35.png

Ekzistojnë qasje të ndryshme për të menaxhuar këtë ndryshim rregullator dhe për ta transformuar atë në një avantazh konkurrues.

CARBON TAX-34.png

Kompanitë që e vendosin veten e tyre në krye  të trajtimit të emetimeve të karbonit do të kenë një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar një avantazh strategjik në tregtinë me BE-në, si dhe një epërsi në skenën globale derisa shtetet tjera miratojnë mekanizma më të gjerë të rregullimit të çmimit të karbonit.

Mendimet Tona të Fundit

bottom of page