top of page
shutterstock_1644182341.jpg

Zyrtar/e Ekzekutiv/e Financiar/e

Zyrtar/e Ekzekutiv/e Financiar/e

LOKACIONI

Prishtinë, Kosovë

LLOJI

Orar i Plotë

KATEGORIA

Financa

PËRFITIMET

Të Plota

Si të Aplikoni

Dorëzoni CV-në tuaj

Merrni pjesë në Intervistë

Filloni rrugëtimin tuaj me Blue Dot 

Si një pjesëtar/e i/e lartë i/e Ekipit Financiar të Blue Dot në rritje e sipër ju do të:

  • Luani një rol kyç për të ndihmuar klientët që të përcaktojnë drejtimin si dhe modelet e performancës dhe të menaxhimit të riskut për kompanitë e tyre.

​​

  • Punoni me ekipin shumë disiplinor të konsulencës për zhvillim strategjik të Blue Dot për të ndihmuar klientët që të ndërtojnë biznese të shkathëta dhe të qëndrueshme. 

​​

  • Hartoni strategji dhe plane veprimi me fokus mbi vendimmarrjen e zgjuar financiare lidhur me menaxhimin e kapitalit, të riskut, dhe të kapaciteteve të Shkrirjeve dhe Përvetësimeve (M&A).

​​

  • Ndihmoni klientët që të zhvillojnë filozofi gjithëpërfshirëse të investimit dhe të përmirësojnë rrjedhën e marrëveshjeve duke profilizuar industritë, duke realizuar vetingun e targeteve dhe duke hartuar plane për krijimin e vlerës.

​​

  • Realizoni veting të sofistikuar të targeteve që të identifikoni sinergjitë dhe të gjeni partnerët e duhur duke e ngritur analizën (due dilligence) në një nivel tjetër

​​

  • Zhvilloni strategji dinamike të shitjeve dhe marketingut që mundësojnë përcaktimin ideal të çmimeve dhe përshtatjen sipas ndryshimit të rrethanave. 

​​

  • Mbështetni klientët përgjatë ciklit të investimit, nga analizat e fuqishme (due dilligence) dhe gjenerimi i marrëveshjeve, e deri te krijimi i vlerës së portofolios dhe planifikimi i shkëputjeve.

​​

  • Kaloni hendekun e dukshmërisë ndërmjet blerjeve, planifikimit financiar dhe llogaridhënies për të kapur kursimet përpara se ato të zhduken, dhe për të përcaktuar mënyrën më të mirë për të alokuar ri-investimin e fitimeve sipas prioriteteve të caktuara strategjike.

​​

  • Krijoni strategji të qëndrueshme të furnizimit duke u mundësuar organizatave që të ulin kostot në të gjitha kategoritë dhe në çdo nivel shpenzimi.

​​

  • Ridizajnoni ciklet e menaxhimit të riskut varësisht nga dobësitë specifike të kompanive që të vendosni masat e nevojshme mbrojtëse për të siguruar pajtueshmëri të pandërprerë rregullatore sa i përket financave.

​​

  • Shikoni përtej pasqyrave financiare që të ndihmoni klientët për të përfshirë principin me bazë zero (Zero-based) në qendër të organizatës së tyre për të arritur nivele të paprecedentë të detajimit, për të marrë vendime të guximshme lidhur me shpenzimet në secilin segment dhe për të hapur burime për investime në profitabilitet, qëndrueshmëri dhe besueshmëri.

​​

  • Ekzekutoni planifikim dhe analiza financiare, llogaridhënie dhe raportime të tatimeve dhe detyrimeve, sistemeve financiare, pagave dhe kompensimit ekzekutiv.

​​

  • Fuqizoni portofoliot e klientëve me iniciativa të krijuara, të përqendruara dhe të dizajnuara për nxjerrjen e vlerën përmes Shkrirjeve dhe Përvetësimeve (M&A), shitjeve (divestitures) dhe shitjeve të pjesshme (carve-outs).

​

  • Bëhuni partner me ekipin e Blue Dot të Analitikës së Avancuar që të ofroni raportim të avancuar digjital dhe të shfrytëzoni analizat inovative për të informuar dhe ndikuar në vendimet e ardhshme biznesore.

​​

  • Zgjeroni ofertën për klientët duke përdorur kapacitetet suplementare nga Konstalacioni i Partnerëve Strategjik

       të Blue Dot (Blue Dot Constellations).

Ofrimi i mbështetjes për klientë dhe për zhvillimin e klientëve do të përfshijë:

  • Vlerësimin e ekonomisë së marrëdhënieve dhe investimeve të biznesit të klientëve.

​​

  • Analizimin e përbërjes dhe shpërndarjes së portofolios së klientëve.

​​

  • Analizimin e strukturave të çmimeve.

​​

  • Ofrimin e përditësimeve dhe raportimeve mbi Treguesit Kyç të Performancës (KPI).

​​

  • Përcjelljen e rrjedhave komerciale dhe faktorëve që ndikojnë mbi suksesin në treg.

​​

  • Aplikimin e aftësive të forta analitike, gjykimit, fokusit ndaj detajeve dhe kreativitetit për të zgjidhur problemet në mënyrë efektive.

​​

  • Mundësimin e progresit përmes komunikimit të gjetjeve kryesore, mesazheve dhe rekomandimeve relevante.

​​

  • Zhvillimin dhe kalibrimin proaktiv të raportimeve në përgjigje ndaj nevojave të biznesit.

​​

  • Krijimin dhe përmirësimin e proceseve, udhëzimeve dhe politikave financiare.

​​

  • Ofrimin e trajnimeve për ekipet e klientëve.

Kërkojmë dikë që ka:

  •  Diplomë të avancuar në Financa, Ekonomi, Kontabilitet, Biznes   ose Matematikë.

Kualifikimet e Preferuara

  • Eksperiencë në financa.

​

  • Përvojë në hulumtime ekonomike.

​

  • Eksperiencë në kontabilitet

​

  • Eksperiencë në menaxhim biznesi.

​

  • Eksperiencë në një mjedis pune ndërkombëtar.

Kërkesa Shtesë

  • Udhëtimi është i domosdoshëm.

​

  • Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze është e domosdoshme.

Blue Dot përkushtohet që të ofrojë një ambient me respekt reciprok ku mundësitë e barabarta të punësimit janë të disponueshme për të gjithë aplikantët dhe pjesëtarët e ekipit pa dallim race, ngjyre, feje, seksi, shtatzënie (përfshirë lehoni, gji dhënie dhe gjendje tjera të ndërlidhura mjeksore) origjine kombëtare, moshe, aftësive të kufizuara fizike apo mendore, statusi martesorë, orientimi seksual, identiteti gjinor, shprehje gjinore, informacioni gjenetik (përfshirë karakteristikat dhe testimet), statusi ushtarak apo veteran, dhe çfarëdo karakteristike tjetër të mbrojtur nga ligji i aplikueshëm. 
Blue Dot beson se diversiteti dhe gjithë-përfshirja në ekipin tonë është çelës i suksesit tonë si kompani, dhe ne synojmë të rekrutojmë, zhvillojmë dhe ruajmë personat më të talentuar nga një grup divers i kandidatëve. 

bottom of page